Tahiri i LDK-së: Qeveria e pranoi publikisht dështimin me investime kapitale

Xhafer Tahiri nga radhët e LDK-së ka thënë se "sqarimi" i ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka qenë një dështim i pranuar publikisht

Xhafer Tahiri, ish-kryetari i Vushtrrisë dhe njëherësh, antëtari i LDK-së

“Jo vetëm opozita, e gjithë Kosova po e sheh paaftësinë e Qeverisë, e cila ka realizuar ZERO projekte kapitale për 6 muajt e parë të vitit 2022”.

Kështu ka shkruar ish-kryetari i Vushtrrisë dhe njëherësh, antëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, gjersa e ka quajtur ministrin e Financave, Hekuran Murati sikurse “Ministri i Zerove”.

Njëherësh, ai ka përmendur statistikat e djeshme të cilat i përmendi edhe gjatë konferencës të së shtunës ku thoshte se 4 ministri kanë realizuar zero për qind të buxhetit.

“4 Ministri të kësaj Qeverie kanë realizuar 0% buxhet për investime kapitale e ky është fakt që as ministri Murati nuk po e mohon; jo se nuk don, por nuk mundet”, ka shkruar Tahiri, teksa ka numëruar shifrat e shpenzimeve të buxhetit për investime kapitale.

” Nga 53 milionë euro për armatim e pajisje për ushtri, kjo Qeveri i ka shpenzur vetëm pak mbi 2 milionë, edhe ky është fakt;

– Nga 5 milionë euro për Çerdhe, 0 euro janë shpenzuar, asnjë çerdhe nuk është filluar të ndërtohet këtë vit, e lëre më të përfundohet;

– 150 projekte kapitale nuk kanë filluar fare në Ministri të infrastrukturës;

– Mbi 40 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Arsimit;

– Mbi 100 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Kulturës”.

“Shiheni Aneksi 3, Buxheti dhe pagesat sipas organizatave buxhetore nga niveli qendror, ku janë të dhënat për të gjitha kategoritë e shpenzimeve dhe pagesave qeveritare që e mohojnë deklarmin e Ministrit Murati” ka theksuar Tahiri.

Të shtunën, në një konferencë për media, Tahiri ka numëruar shfrytëzimet e buxhetit për shpenzime kapitale nëpër sektorë të ndryshëm, duke theksuar se asnjëra nga ministritë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e saj.

Ndërkaq një ditë më vonë, ministri i Financave, Hekuran Murati, reagoi pas deklaratave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se pagesat e buxhetit të shtetit për periudhën e parë gjashtëmujore të vitit 2022 janë 1 miliard e 38 milionë euro, shumë kjo që llogaritet si më e larta ndonjëherë.

Murati thotë se argumenti i opozitës që Qeveria nuk po e mbështet ekonominë, nuk qëndron

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika