Tahiri: Kushtëzimi i deputetëve nga Kurti është sulm direkt ndaj demokracisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj refuzimit të kryeministrit Kurti për t'u përgjigjur pyetjeve parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Tahiri, gjatë një konference për media, ka shprehur kritika të forta ndaj këtij veprimi, duke e quajtur atë një sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në Kosovë

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Kurti për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri në një konferencë për media tha se kjo sjellje e kryeministrit ishte sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në Kosovë, sepse mandati i deputetit është i garantuar dhe askush nuk mund t’ua përcaktojë rregullat në vendin e tyre të punës.

“Pyetja parlamentare është një nga instrumentet e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili e shfrytëzon për llogaridhënie nga Qeveria, nga kryeministri, ministrat, zëvendësministrat e kështu me radhë. Sjellja sot e kryeministrit të Republikës së Kosovës ishte një sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në vendin tonë. Nuk ka ndodhur asnjëherë, është e paprecedentë. Nuk e keni asnjë rast të vetëm kur kryeministri del dhe ju thotë deputetëve që unë kam vendosur mos të ju përgjigjem deri në momentin kur ju do ta bëni një veprim tjetër”, ka theksuar ai.

Tahiri e ka ftuar kryetarin e Kuvendit që të marrë masa ndaj këtyre veprimeve dhe njerëzve të papërgjegjshëm nga kryeministri e tutje.

“Në anën tjetër ju e shihni se dështimet në këtë vend janë të mëdha, janë kolosale. Ju e shihni skamjen, mjerimin dhe krizën ekonomike që e ka kapluar vendin. Problemi më i madh është se e kemi një kryeministër të padijshëm dhe papërgjegjshëm”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika