Tahiri i PDK-së thotë se do të jepte dorëheqje nëse do të ishin zhdukur mostrat e Deharit në kohën kur ka qenë ministër

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tahri ka thënë se një vepër e tillë është një e pastër penale, dhe se për të njëjtën, sipas tij, është për t’u habitur se si askush deri më sot nuk është arrestuar pas humbjes së mostrave të të ndjerit, Astrit Dehari. Krahas kësaj, i njëjti thotë se do të kishte dhënë dorëheqje nëse i njëjti rast do të ndodhte në kohën e tij si ministër i Drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

“Sikur të kishte ndodhur kjo në kohën sa kam qenë unë ministër i Drejtësisë, e kisha pasur të pamundur ta drejtoj atë Ministri sepse e humb kredibilitetin”.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri. Ky i fundit ka thënë se ndonëse secila vdekje është e dhimbshme, rasti i aktivistit të ndjerë të LVV-së nxiti angazhim politik, dhe si i tillë, ai thotë se po të humbnin mostrat në kohën e tij si ministër, do ta kishte të pamundshme.

“E kisha pasur të pamundur moralisht të vazhdoj në një rast kaq tragjik, në një rast ku ka pasur protesta të mëdhaja, ku ka qenë problem i madh politik. Secila vdekje është e dhimbshme, mirëpo është rast që ka shkaktuar angazhim të madh politik, sepse ka qenë aktivist politik. Sikur të kishte ndodhur në kohën sa e kam drejtu MD-në, këto prova të humbnin e kisha pasur të pamundshme. Nuk them që dora e ministres i ka marrë e i ka nxjerrë ato prova nga instituti”, ka deklaruar Tahiri.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tahri ka thënë se një vepër e tillë është një e pastër penale, dhe se për të njëjtën, sipas tij, është për t’u habitur se si askush deri më sot nuk është arrestuar pas humbjes së mostrave të të ndjerit, Astrit Dehari.

“Një vepër e pastër penale, është e çuditshme e habitshme për faktin se si deri më sot të paktën nuk është arrestuar asnjë deri sot”, ka  deklaruar ai, gjersa ka theksuar se heshtja e kryeministrit Kurti dhe ajo e ministres së Drejtësisë është e habitshme.

Krahas kësaj, Tahiri ka thënë se vetë zhdukja e mostrave nga një institucion siç është ai i Institutit të Mjekësisë Ligjore, paraqet një shqetësim të madh.

“Realisht është mjaft shqetësuese zhdukja e mostrave të zotit Dehari nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, paraqet një shqetësim shumë të madh. Instituti i Mjeksisë Ligjore do  të duhej të jetë të paktën një institucion jashtëzakonisht i sigurt dhe i monitoruar nga kamerat 24 orë. Unë nuk besoj se pamjet e atyre kamerave do të duhej të fshiheshin çdo 12 ditë ose çdo dy javë, sepse mendoj që aty ka shumë prova sensitive për shumë çështje të ndryshme, duke përfshirë shumë pjesë të mostrave të të pagjeturve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa, për këtë rast, u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika