Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverisë Kurti për dy vjetët e saj punë, duke theksuar se gjatë dy vjetëve ka pasur vetëm regeres.
Sipas Tahirit, ka pasur tendenca për të kapur çdo institucion dhe kanë hartuar legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese.
“Anti-kushtetutshmëria; Në tendencë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë ‘pengesa e reformave’”, ka shkruar Tahiri,
Ka pasur edhe rritje te çmimeve, veçanërisht, ngritja e çmimit të energjisë dhe tatimin në pronë e nuk ka pasur ulje të taksave e akcizës, ka thekuar Tahiri.
“Rritja e çmimeve; Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, “dështime” te tjera sipas Tahirit, janë trusti, lufta me zyrtarë publikë dhe sindikata, gjithashtu edhe ikja nga Kosova.
“Trusti; Në vend se tu japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare.”
Lufta me zyrtarë publik dhe sindikata;Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë”.
Ikja prej Kosovës; Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontingjent i ri”, ka thekuar Tahiri.