Tahiri: Injorimi i Kosovës nga Blinken, mesazh i qartë për Kurtin e Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

Mungesa e takimit në Munih të Gjermanisë në mes të drejtuesve të Qeverisë dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, është shqetësuese sipas partisë më të madhe opozitare në vend, PDK.

Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se drejtuesit e shtetit janë injoruar në Munih, teksa shtoi se ky është mesazh i qartë për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se Kurti ka arritur që ta shndërrojë Kosovën në “temë dhe jo palë siç ishte në të kaluarën”.

“Ajo që na shqetësoi shumë është injorimi i Kosovës nga Blinken. Është shqetësues që kjo qeveri po krijon distancë, është shqetësuese që drejtuesit e shtetit janë injoruar kaq keq në Munih. Kjo vizitë është lidhur me dialogun, dhe injorimi që është bërë është mesazh i qartë për Kurtin e Osmanin. Është hera e parë që në këtë konferencë, drejtuesit e shtetit nuk arijnë të takohen me drejtuesit e niveleve të larta të ShBA-së. Ne duam të jemi palë në takim dhe jo temë. Kurti ka arritur ta bëjë Kosovën temë dhe jo palë”, ka thënë ai.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Ai e ka akuzuar Kurtin se ka arritur ta heqë nga rendi i ditës në dialogun Kosovë –  Serbi, njohjen reciproke.

Sipas tij, Kurti është duke e dërguar Kosovën në një status-quo.

“Angazhimi i Kurtit për dy vite e ka arritur në një pikë sensitive, largimin e njohjes reciproke që ka qenë nëpër të gjitha letrat e drejtuesve të shteteve të QUINT-it, që kanë kërkuar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që ka në qendër njohjen. Tashmë po shohim që s’po flasim për marrëveshje finale, po flasim për një marrëveshje tranzitore, çështja e njohjes është larguar nga rendi i ditës, tash po flasim për një status-quo”, ka thënë ai.

Takimi në mes të Kurtit dhe Vuçiq do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohet për propozimin e BE-së dhe për normalizim të marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika