Tahiri ironizon me incidentin e Osmanit në Shkup: S’po di cila këngë e Dafinës i kish shku për shtati

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka ironizuar me incidentin e mbrëmshëm ku ishte e përfshirë presidentja Vjosa Osmani dhe sigurimi i aeroportit të Shkupit, i cili kishte tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

“Për me komentu këtë duhet me ditë ndonjë këngë të Dafinës. S’po di cila këngë e Dafinës i kish shku për shtati”- tha Tahiri në konferencë për media, duke përdorur deklaratën që i bëri para disa ditësh presidentja Osmani ministres Gërvalla përmes dy këngëve të Dafina Zeqirit.

Sipas Tahirit, siç e quan ai “qasja e bashkëpunëtoreve e kryeministrit Kurtit në Maqedoni të Veriut”, nuk duhet edhe aq miqësore, duke iu referuar koalicionit VLEN.

“Nuk më habit fakti sepse atje kemi një ndërrim pushteti që mund të ketë ndërrim në qasje, këtij ndërrimi të pushtetit i ka kontribuuar shumë edhe qeveria jonë”, ka thënë Tahiri.

Presidenca: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin Osmanit, tentuan ta shtyjnë fizikisht

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika