Tahiri ironizon Kurtin, ia uron rritjen e pagës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka ironizuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai fjalimin e tij e ka filluar duke ia uruar atij ngritjen e pagës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën plenare të 2 shkurtit fjalën e tij e ka nisur me një ironi drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth koeficientit të pagave.

Ai ia ka uruar shefit të ekzekutivit ‘rritjen e pagës’.

“Më lejoni së pari ti urojmë kryeministrit ngritjen e pagës, pra është hera e parë që kryeministri me ligj e ngritë pagën që prej përcaktimit të parë të pagës, pra prej kohës së Bajram Rexhepit”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri ka ngritur shqetësimet e PDK-së rreth këtij koeficienti dhe zbritjes së pagave në disa sektor.

Tahiri ka shtuar se PDK-ja do të adresojë në lexim çështjen e zbritjes së pagave dhe është shprehur i bindur se deputetët do të jenë me shumicën.

“Zbritja e pagës së profesorit i cili përgatit gjenerata të reja, zbritja e pagës së gjyqtarit i cili dënon njerëz kriminel, zbritja e pagës së prokurorit e hetuesit të cilët hetojnë e ndjekin krimin është e papranueshme dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) padyshim që në mes të dy leximeve do ti trajtojmë gjitha këto çështje dhe shpresojmë që ju do të reflektoni si deputetë të shumicës dhe këtyre kategorive mjaft të rëndësishme të mos ju zbriten pagat”, ka vijuar Tahiri.

Ndër të tjera, Tahiri ka kritikuar Qeverinë edhe për raportet me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pasi sipas tij këto raporte janë degraduar.

“Degradimi i raporteve mes qeverisë së ShBA-së dhe qeverisë së Republikës së Kosovës ka një adresë, dhe kjo adresë është Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e cila në asnjë rrethanë nuk mund të amnistohet në degradimin e këtyre raporteve”, u shpreh Tahiri.

Por, ai iu ka bërë thirrje udhëheqësve që të punojnë më shumë për të rritur bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I bëjmë thirrje kësaj mazhorance që të reflektojë karshi këtij bashkëpunimi jetik për fuqizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar si shtet”, ka theksuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika