Tahiri: Joligjore mbajtja e pozitave me U.D., të paligjshme mund të shpallen edhe vendimet e tyre

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka theksuar se vendimet e marra nga ushtruesit e detyrës janë antiligjore dhe mund të kontestohen

Vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik, kështu ka thënë shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se mbajtja e këtyre pozita me zëvendësues është në kundërshtim me Ligjin Për Zyrtarët Publikë Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.

Tahiri deklaroi se pozita e drejtorit të Thesarit të Shtetit aktualisht udhëhiqet me ushtrues të detyrës, të cilit i ka kaluar mandati prej një viti dhe se pa mandat ai nuk mund të nënshkruajë vendime valide.

“E kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme me qëllim të adresimit të një teme shumë urgjente e që lidhet me ligjin që rregullon funksionin e ushtruesit të detyrës në administratën shtetërore. Nëse e shohim nenin 35 të këtij ligji ku përcaktohet ushtruesi i detyrës në administratës shtetërore, mund të konstatojmë se asnjë ushtrues detyre me pozitë të lartë në administratë të shtetit, i cili i ka mbushur një vjet nuk mund të nënshkruajë asnjë dokument për shkak se Ligji në fjalë e kufizon mandatin nga gjashtë muaj në një vit”, tha ai.

“Rrezikohemi që të gjitha vendimet e ushtruesve të detyrës të cilët janë në kundërshtim me ligjin të ankimohen. Nëqoftëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk e jep një opinion ligjor për ushtrimin e detyrës së ushtruesve të detyrës, 80 mijë shërbyes civilë mund të mos i marrin pagat për arsye se drejtorit të Thesarit i ka kaluar një vit mandat si ushtrues detyre. Ai është përgjegjës për ekzekutimin e pagave”, u shpreh Tahiri.

“Andaj është tepër e rëndësishme që të ketë një veprim të shpejtë sot, ose më së largu të hënën, ose përndryshe shërbyesit civilë, 80 mijë njerëz të administratës do të ngelin pa paga”, përfundoi ai, transmeton EO.

Tahiri tha se kjo qeveri nuk e ka asnjë përgjegjësi të vetme në raport me përgjegjësinë që ajo e ka.

“Kjo qeveri, me këtë akt, e ka vërtetuar se nuk ka asnjë lidhje në menaxhimin e administratës shtetërore”, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Sipas Tahirit, tejkalimi i këtij afati përveçqë është paligjshmëri në vetvete, “prodhon edhe një pasojë tjetër juridike që është shpallja e paligjshme e çdo vendimi të marrë nga U.D, pas kalimit të afatit 1-vjeçar siç përcaktohet nga vetë LZP”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika