Tahiri: Ka ardhur koha që ShBA-ja të udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin nën udhëheqje ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin nën udhëheqje ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tahiri ka shtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet ende proruse.

“Nuk mund të presim paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet proruse”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Është koha që SHBA-ja ta marrë udhëheqjen për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me përkrahjen e partnerëve evropianë”, ka theksuar Tahiri, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika