Tahiri: Ka një tendencë të poziës t’i bllokojë punët që i zbardhin të vërtetat në vend

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se ka një tendencë të shumicës për t’i bllokuar të gjitha punët që “zbardhin të vërtetat” në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Në deklaratën e tij pas lëshimit të sallës ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se  ka një tendencë të pushtetit për t’i bllokuar të gjitha punët që “i zbardhin të vërtetat” në Kosovë.

“Ka një kërkesë prej deputetit Rashit Qalaj që të shtyhet mandati për tre muaj i Komisionit Hetimor për Rezerva Shtetërore, për shkak se ju e dini, për dy muaj e gjysmë, Vetëvendosja nuk i ka dërguar deputetët e vet, që nënkupton e ka pamundësuar funksionimin”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se kërkesa e deputetit Qalaj në emër të opozitës është shtyrja e mandatit  të këtij komisioni.

“Është precedantë, tepër i rrezikshëm në demokraci, në jetën parlamentare që shumica me ngulfatë votimin parlamentar. Ne nuk kemi instrumente tjera si opozitë, me gjashtë nënshkrime i kemi interpelancat dhe pyetjet parlamentare…”, ka thënë tutje Tahiri.

“Shkurt edhe shqip, këta janë krenuar e lavdëruar me qeverisjen e tyre, gjoja se me duar të pastra. Problemi qëndron që afera e korrupsionit te rezerva shtetërore është aty dhe po duan të ngulfasin diskutimin në komisionin hetimor për këtë temë”, është shprehur shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Tahiri ka theksuar se si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shumë e rëndësishme që kërkesa e tyre për “keqqeverisjen e Kurtit” do të jetë pika e parë në seancën e ardhshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika