Tahiri: Kemi hyrë në vitin e pestë që KEK-u menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga VV-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri ka deklaruar se është bërë shtrenjtimi i energjisë elektrike për 100% prej se është duke qeverisur Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, Tahiri theksoi se buxheti i kësaj ndërmarrje tejkalon shumën prej 600 milionë euro, por që thotë se nuk dihet faktikisht se nga kush janë menaxhuar këto mjete.

“Duke qenë Korporata Energjetike e Kosovës [KEK] nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje [LVV] ka ndodhur shtrenjtimi 100% I energjisë elektrike. Nevojat e brendshme janë mbuluar pothuajse 90 % nga prodhimi ynë i brendshëm”, tha Tahiri.

Tahiri në foltoren e Kuvendit ku po mbahet seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] për të diskutuar lidhur me “skandalet”‘ në KEK, tha se gjithashtu duhet të diskutohet në Kuvend edhe për marrëveshjen me Counter-Global.

“Duhet të flitet edhe për marrëveshjen me Counter-Global, nëse do shkonim drejtë planifikimit te ndërtimit Kosova e Re, dhe nuk do te shkëputej kontrata nga qeveria Kurti, ku mhw i energjisë elektrike do blihej 80 euro, dhe me shkëputjen e kësaj marrëveshje kemi humbur edhe ne arbitrazh miliona euro”, tha Tahiri.

Ai ka përmendur tenderët njëburimorë të dhënë nga kjo ndërmarrje në vlerë mbi 100 milionë euro për dy vjet, për çka tha se nuk ka ndodhur kurrë më herët në KEK, derisa theksoi shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Gjatë këtyre katër viteve, i kemi evidentuar në këtë Kuvend se janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore, vetëm për dy vite. Kjo situatë nuk ka ndodhë asnjëherë në KEK, e them me përgjegjësi të plotë. Duke qenë KEK nën drejtimin e VV’së, ka ndodh shtrenjtimi 100 përqind i energjisë elektrike”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, po të shkonte gjithçka sipas planit e s’do të shkëputej kontrata, Kosova tash do të ishte në prag tgë lëshimit të Termocentralit Kosova e Re, e që do të paguante 80 euro për megavat. Shtoi se gjatë kësaj periudhe, megavati është blerë deri në 800 euro.

“Në rast se do të shkonim sipas planifikimeve për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, sot Kosova do të ishte në prag të lëshimit të termocentralit të ri e që megavatin do ta paguante 80 euro. Nëse kontrata sdo të shkëputej nga Qeveria Kurti, sot Kosova do të kishte furnizim të rregullt me energji elektrike 80 euro megavatin.  Gjatë kësaj periudhe e kemi ble megavatin deri në 800 euro, ndërsa e kanë anulu një kontratë për të cilën jemi dal edhe në Arbitrazh, e kemi humb Arbitrazhin dhe kemi humb edhe 20 milionë euro”, shtoi Tahiri.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika