Tahiri kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE-së

PDK ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që thotë se tarifat e energjisë me çmim të ngritur janë të paligjshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Sipas tij, vendimi i ZRRE-së për ngritjen e çmimit të tarifave për energji i ka dëmtuar më shumë se 400 familje, të cilat sipas tij, kanë paguar tarifat me çmim më të lartë se sa është dashur.

“Vendimi i parë i Gjykatës Themelore që nuk u zbatua nga ZRRE-ja nuk duhet të kalojë në heshtje. Është vepër pënale që ka dëmtuar interesin e qytetarëve. Kjo cështje duhet të hetohet nga Prokuroria. Vendimi për shtrenjtim nuk do të zbatohet dhe do të kthehen tarifat e vjetra të energjisë. Duhet të shkarkohet bordi i ZRRE-së. Këtë ta kërkojmë përmes një rezolute në Kuvend”, ka deklaruar Tahiri.

Më herët gjatë ditës, kishte reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se pret nga gjykata një vendim i cili do të mundësonte që t’u kthehen mjetet qytetarëve të cilët kanë paguar tarifat me çmim më të lartë se sa është paraparë me ligj.

Gjykata e Apelit, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën nga ZRrE-ja, kjo është bërë e ditur në njoftim të Apelit, të mërkurën.

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika