Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së, por nuk u mundësua, të ndiqen penalisht

Abelard Tahiri ka kërkuar shkarkimin e bordit të RTK-së pas publikimit të një lajmi, që sipas tij, ka rrezikuar gazetarët e medieve të tjera

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) pas publikimit të një lajmi nga ky medium, i cili sipas tij, ka rrezikuar një numër gazetarësh të medieve të tjera.

Sipas Tahirit, artikulli i publikuar ka shkaktuar dëm të madh për gazetarët e prekur dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e tyre.

“Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e Kryesia t’i propozojë një çështje të tillë, por Komisioni po e zvarrit një çështje të tillë. Shpresojmë që kjo çështje të diskutohet sot ose nesër, meqenëse jo në këtë javë në javën që vjen të vihet në diskutim shkarkimi i këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë shkaktuar dëm të madh. Nuk duhet lejuar që këto gjëra të ndodhin në një televizion që paguhet nga taksat e qytetarëve tanë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se si opozitë janë munduar që ta ndihmojnë këtë qeveri, por që sipas tij, me sjelljen e tyre u është pamundësuar ndihma. Ai ka thënë se askush s’e ka imagjinuar që përfundimi i mandatit të Qeverisë Kurti e gjen Kosovën të sanksionuar.

“Jemi munduar që ta ndihmojmë këtë qeveri në shumë aspekte. Kur vjen puna PDK-ja do të jep mbështetje qeverisë pavarësisht a jemi në pozitë apo opozitë kur vjen ballafaqimi me Serbinë. Sjelljet tona kanë dalluar me ta, nuk e kemi imagjinuar që përfundimi i mandatit të qeverisë Kurti e gjene Kosovën të sanksionuara. Ne lutemi që këto sanksione të mos shtohen deri më 9 shkurt”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika