Tahiri: Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për mungesën e materialit për pasaporta është shprehur, “Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lart nga vendet e tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar Qeverinë për mungesën e materialit për pasaporta.

Përmes një postimi Tahiri ka thënë, “Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lart nga vendet e tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim”.

Sipas Tahirit, kjo është “shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet”.

“Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtuar, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t’i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta”, ka shtuar Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Tutje, ai ka theksuar se pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti. “Kjo qasje ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika