Tahiri: Kjo qeveri në akord të plotë me kriminelin Radojçiq

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, pasi sipas tij kjo qeveri është në koordinim dhe akord të plotë me kriminelin Radojçiq

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shkruar se “nga protagonistë të përgjimeve, dje kuptuam se Qeveria Zdravo qenka jo vetëm e koordinuar por edhe në akord të plotë me kriminelin Radojçiq”.

Tahiri përmes rrjetit të tij në Facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi.

Tutje, ai ka thënë se “çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka “në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë?””.

Ndër të tjera, ai ka pyetur se “Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe?”.

“Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare qenkan koordinuar Radojçiqi e Albin Kurti, përmes Simiqit e Mimoza Kusarit?”.

Ai bëri të ditur se do të angazhohen për të zbuluar një gjë të tillë.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi dhe ne do angazhohemi që ta nxjerrim në dritë përmasën e plotë të ZdraVVo’s”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika