Tahiri: Komisioni hetimor për rezervat shtetërore tashmë është i themeluar, Konjufca ta formalizojë atë

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me rezervat shtetërore tashmë është i themeluar, s’ka nevojë as për votim, as për formalizim për një komision të tillë. Ky vendim duhet të formalizohet nga kryetari i Kuvendit me emrat që i kemi dërguar, ka thënë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se komisioni hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, tashmë është i themeluar, veç se i njëjti duhet të formalizohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kështu u shpreh ai në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, teksa thotë se PDK-ja e mbështet këtë iniciativë.

“PDK e mbështet këtë iniciativë, por nuk është iniciues. Jemi të gatshëm dhe heqim dorë për çfarëdo mëditje nga këto komisione vetëm të bëhet puna e këtij komisioni. Pse është e rëndësishme të ketë komision hetimor parlamentar. Ka shumë çështje politike që kanë çu deri te marrja e këtij vendimi. Janë dy forma të themelimit të komisionit, me 6 deputetë dhe me 40 deputetë apo 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky komision tashmë është i themeluar, s’ka nevojë as për votim, as për formalizim për një komision të tillë. Ky vendim duhet të formalizohet nga kryetari i Kuvendit me emrat që i kemi dërguar. Themelimi i këtij komisioni është obligim që duhet ta përmbyllë kryetari i Kuvendit që është i iniciuar nga 41 deputetë. Kjo është një çështje shumë e qartë”, u shpreh ai.

Ndryshe, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paraqitur para deputetëve propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Gashi propozoi formimin e këtij komisioni në emër të 41 nënshkruesve.

Duke pasur parasysh indicet përtej dyshimit të bazuar për abuzime të mundshme të ndërlidhura me procesin e furnizimit me rezerva shtetërore e konsiderojmë të nevojshme që të bëhet hetim i thelluar parlamentar”, tha Gashi.

Ai konsideron se është e domosdoshme që të ketë hetim parlamentar për të parë nga afër sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika