Tahiri: Komunikimi politik në kuvend për drejtësinë, i dëmshëm për demokracinë e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se në emër të grupit parlamentar i ka dhënë mbështetje ndryshimeve kushtetuese, por se duhet të dihet qëllimi a është reforma përmes këtyre ndryshimeve apo përmes amandamenteve të ligjeve ekzistuese.

Në seancën e së enjtes, ai ka thënë se vettingu është proces i pashmangshëm, por se mënyra se si është nisur me një arrogancë të madhe, ka devijuar trajtimin e një teme për disa ndryshime kushtetuese që dihet se nuk ndodhin.

“A po dojmë me bo reformë e vetting përmes ndryshimeve kushtetuese që epilogu dihet apo përmes amandamenteve të ligjeve ekzistuese. Duhet të jemi të sinqertë a dojmë reforma apo politikë. Ky proces është nisur me një arrogancë të madhe, kritika fillimisht shkon për kabinetin qeverisës, zëri për të shtyrë një agjendë kombëtare është jetik. Në vazhdimësi ka ndodhur një injorim, kemi devijuar trajtimin e një teme për disa ndryshime kushtetuese që e kemi ditur që nuk ndodhin”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, i gjithë komunikimi politik në kuvend me sistemin e drejtësisë ka qenë i dëmshëm për demokracinë e Kosovës dhe për ruajtjen e funksioneve që kanë pushtetet e ndara në demokraci.

“Kryeministri ka bërë akuza eklatante kundër sistemit të drejtësisë, njësoj edhe Bislimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Duhet të ulemi dhe të themi se kemi gabuar me ndryshime kushtetuese, me këqyr me ia jep pavarësinë e institucioneve”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika