Tahiri: Kosova ka nevojë për një vizion për ta bashkuar, jo për ta ndarë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se "Kosova ka nevojë për një vizion për ta bashkuar, jo për ta ndarë"

Besnik Tahiri, shefi i GP të AAK-së

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit të tij në Regensburg të Gjermanisë ka thënë se puna e bashkatdhetarëve mund të shihet në çdo vend.

“Është parë në kohën e lirisë, me shumë prej jush me komandantin e Zonës së Dukagjinit, ish-kryeministrin, me njeriun që e la Zvicrën për t’i sjellë liri Kosovës. Është po kjo energji dhe ky përkushtim i cili na bënë të ndihemi, aq sa jemi shqiptar, na bënë të ndihemi edhe evropian”, ka shkruar Tahiri.

“Porosia” e Tahirit ishte se si subjekt politik e kanë pasur një “rrugëtim shumë të vështirë”.

“Sot, Kosova ka nevojë për një vizion më ndryshe. Si subjekt politik jemi duke punuar, por jo për ta ndarë kombin, edhe ashtu jemi ndarë shumë, por për ta bashkuar në një vizion, i cili synim të vetëm ka forcimin dhe përmbylljen e shtetit të pavarur të Kosovës. Forcimin e shqiptarit në Kosovë, mbi të gjitha anëtarësimin e Kosovës në Unionin Evropian”, ka thënë ndër të tjera Besnik Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika