Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç takimeve me shtetet fqinje

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se ka izolim diplomatik të Kosovës, duke theksuar se vendi nuk mund të zhvillojë një agjendë më të gjerë përveç takimeve me shtetet fqinje

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për izolim diplomatik që, sipas tij, e ka prekur Kosovën, duke theksuar se vendi ka mbetur pa mundësi për të zhvilluar një agjendë diplomatike më të gjerë përveç takimeve me shtetet fqinje.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që pritet të zhvillohet sot në Prishtinë, si ngjarjen më të rëndësishme diplomatike për Kosovën që nga vendosja e sanksioneve të Bashkimit Evropian në qershor 2023.

“Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe për Kosovën në rrafshin e jashtëm”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përveç takimeve me shtetet fqinje tregon qartë për izolimin që ka prekur vendin.

Sipas Tahirit, nga data 28 qershor 2023, kur u vendosën sanksionet, fondet e para-anëtarësimit të BE-së dhe angazhimet tjera janë në “standby”, ndërsa sfida më e madhe mbetet përjashtimi i Kosovës nga zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika