Tahiri: Kosova po promovohet si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se përmes një reviste në Francë, Kosova është promovuar si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe, e që sipas tij kjo është një doktrinë zyrtare serbe

Abelard Tahiri, deputeti i PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën e 7 tetorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ka pranuar një telefonatë nga një bashkatdhetar në Francë sipas të cilit në një revistë në Francë, të quajtur “Petit Fute“, Kosova është promovuar si vend ku kanë lindur manastiret madhështore të Kishës Ortodokse Serbe.

“Kosova ka qenë tokë bizantine, ku lindën manastiret madhështore ortodokse serbe”, ka cituar Tahiri.

Ai ka thënë se nga taksat e deputetëve të sponsorizohet nga ana e Qeverisë në një revistë të tillë dhe të promovohet Kosova si një vend që kanë lindur manastiret serbe është doktrinë e Serbisë.

“Është doktrinë zyrtare e Serbisë, promovim i Vuçiqit”, ka thënë ai.

Sipas tij, duhet të ketë dorëheqje morale të ministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që promovon Kosovën në mënyrë të tillë.





 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika