Tahiri kritikon Kurtin për faturat e rrymës: Babadimër që shpërndan me një dorë e grabit me të dyja

"Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndan me një dorë, e grabit me të dy duart", ka thënë shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike, duke e quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “babadimër të llojit të vet, që shpërndan me një dorë, e grabit me të dyja”.

Tahiri teksa ka reaguar për faturat e larta të energjisë elektrike, ai ka akuzuar për “qeverisje të të paaftëve dhe mashtruese”.

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndan me një dorë, e grabit me të dy duart”, ka shkruar Tahiri.

Më herët, ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se kjo është një goditje e re për familjet kosovare dhe se qytetarët po ndiejnë ndikimin e fuqishëm të kësaj situate në xhep.

Ai ka theksuar se pas tre vjetësh të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, shqetësimet e qytetarëve rriten, duke përfshirë inflacionin, varfërinë dhe shtimin e faturave të energjisë elektrike.

Tahiri: Faturat e larta të rrymës janë goditja e radhës nga Qeveria Kurti

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika