Tahiri kritikon Qeverinë: Kosova, vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike

Shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka përmendur disa nga të paarriturat e kësaj qeverie përgjatë tri vjetëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka listuar “dështimet” e Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kjo qeveri flet për qeverisje të mirë ndërsa Kosova është vendi me pagat më të ulta e çmimet më të larta.

“Për çfarë qeverisje të mirë po flasim? Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike; Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale; Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg; Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë; Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor”, shkroi ai.

Pos këtyre, për Tahirin mbetet shqetësuese edhe niveli i arritshmërisë ku sipas PISA “është më i ulëti në rajon”.

“Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik; Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’; Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri; Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues”, tha ai.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Kurtit pas takimit me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Deputetja e parlamentit evropian, Viola von Cramon, ju dëgjoi mbrëmë në takim, ndoshta edhe e ka pa kumtesën për media nga kryeministria, por mos harroni, ajo ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza koti!”, shtoi më tej Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika