Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kurrë s’ka qenë më e dobët Kosova

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar si një nga periudhat më të dobëta për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qeverisje të dobët.

Sipas tij, Kosova po përjeton një nga periudhat më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë.

“Çka duhet të dijë qytetari për këto 4 vite qeverisje. Duke e sjellë Kosovën në stadin më të ulët qeverisës të zhvillimit e ndërkombëtar, AAK do mundohet t’i adresojë tri çështje, ne do vazhdojmë angazhimin për konceptin e ligjit të pagave, do shtyjmë miratimin e ligjit për sigurimet shëndetësore që tash e 4 vjet është në sirtar të qeverisë dhe forcimi i ekonomisë së Kosovës… Kosova është dobësuar sot, kurrë s’ka qenë më e dobët që nga shpallja e pavarësisë, qytetarët ballafaqohen me problemet më të mëdha”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika