Tahiri kritikon Qeverinë për mostransparencë në dialog: E dëmton Kosovën dhe vetë Kurtin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në dialogun me Serbinë. Tahiri shprehet se Kuvendi i Kosovës është injoruar dhe është në terr informativ, duke shkaktuar dëm të Kosovës

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për mungesë të transparencës në dialog.

Tahiri ka thënë se Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Kurti dhe është në terr informativ, kështu, sipas tij, kjo e dëmton Kosovën, por edhe vetë Kurtin.

“Kosova në dy vjet e gjysmë ka qenë peng i procesit të dialogut, Vetëvendosja si subjekt, kauzën e vet kryesore ka pasur jo negociata, dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndruar vetëm në negociata. Fatkeqësisht, Parlamenti është i injoruar, jemi në terr informativ, dhe kjo e dëmton Kosovën dhe vetë zotin Kurti”, ka thënë  tahiri.

Gjithashtu, Tahiri tha se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE), duke theksuar se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky Raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika