Tahiri kritikon Qeverinë për neglizhencë: Shumë politikë, pak ekonomi, pak jetë

"Qeveria ka ra në kurthin e diskutimit politik të dialogut në neglizhencë totale të jetës, të ekonomisë, të mirëqenies dhe të gjendjes sociale. Shumë politikë, pak ekonomi, pak jetë, shumë politikë, është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendim në Qeveri të lidhen me politikë dhe temat e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të shoqërisë dhe qytetarëve. Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim të qeverisë", ka thënë Tahiri

Shefi i grupit Parlamentar, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, në seancën Plenare ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për neglizhencë në ekonomi.

Sipas tij, është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendimet të lidhen me politikë dhe temat e larta, kështu duke mos pasur asnjë veprim serioz në dobi të qytetarëve.

“Qeveria ka ra në kurthin e diskutimit politik të dialogut në neglizhencë totale të jetës, të ekonomisë, të mirëqenies dhe të gjendjes sociale. Shumë politikë, pak ekonomi, pak jetë, shumë politikë, është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendim në Qeveri të lidhen me politikë dhe temat e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të shoqërisë dhe qytetarëve. Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim të qeverisë”.

Tahiri theksoi se neglizhenca dhe injorimi i ekonomisë dhe politikave ekonomike kanë qenë arsye e rënies së produktivitetit në ekonomi.

“Nëse i shohim trendet globale të inflacionit, shohim që gjithandej botës inflacioni ka ra, ndërsa, në Kosovë është ngritur, në janar të këtij viti inflacioni është shënuar në 12.2 për qind për, derisa për çudi çmimet e derivateve kanë rënë, ndërsa produktivitetit i ekonomisë është në rënie. Kjo vjen si rrjedhojë e neglizhencës dhe injorim total të ekonomisë dhe politikave që e forcojë shtetin në këtë aspekt…”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika