Tahiri kritikon Qeverinë për ngecjen e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë, ministri Aliu i kundërpërgjigjet

Deputeti i AAK-së e ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, në lidhje me ngecjen e punimeve në rrugën Prishtinë –  Podujevë.

Ai ka thënë se Aliu duhet të kërkojë falje që nuk e ka mbajtur premtimin elektoral të dhënë për qytetarët e Podujevës, se ajo rrugë do të kryhej për nëntë muaj dhe jo më shumë.

“Nuk e kuptoj Hysen Durmishin në fushatë zgjedhore kur i thotë qytetarëve të Podujevës, për 9 muaj kjo rrugë kryhet. Jo që kanë kaluar 9 muaj, por kemi hyrë në vitin e tretë, rruga Podujeve – Prishtinë nuk është kryer. Duhet të merrni përgjegjësi politike, të kërkoni falje të thoni se kemi qenë në zgjedhje, në rregull jemi, është qëndrim politik, në rregull jemi. Jo për ta përdorur mekanizmin qeveritar për të pasur një synim puro politik”, ka thënë ai.

Atij i është kundërpërgjigjur ministri Aliu, i cili ka thënë se vonesat janë duke ndodhur për shkak të problemeve të theksuara me shpronësime, të cilat sipas tij, kanë qenë të paparashikueshme.

“Për premtimin 9 mujor e kemi kryer pak me më vonesë, për pjesën ekzistuese mbetet shpronësimi, që do të kryhet dhe të realizohen rreth rrotullimet, në pjesën ekzistuese nga Llozhani në Podujevë. Logjika e thotë 9 muaj edhe më shpejt, por kur i kemi problemet e shpronësimit dhe telashet kanë dalë të paparashikueshme që po merremi me to”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika