Tahiri kritikon qeverinë: Raporti i progresit, më negativi në historinë e post-pavarësisë

"Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE! Ndoshta energjitë janë shterrur, duke ikur nga disa tema në të cilat kjo Qeveri nuk ka guxim as lidership! Si konkluzion, ky Raport në historinë e post-pavarësisë është me negativi për Kosovën", ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën që u publikua para disa dite është më negativi për këtë vend në historinë e post-pavarësisë.

“Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE! Ndoshta energjitë janë shterrur, duke ikur nga disa tema në të cilat kjo Qeveri nuk ka guxim as lidership!

Si konkluzion, ky Raport në historinë e post-pavarësisë është me negativi për Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Në një postim në Facebook, Tahiri e ka quajtur Qeverinë Kurti, duke e quajtur qeveri të regresit, politizimit, dështimit dhe paaftësisë derisa ka thënë se sa të jetë kjo qeveri në pushtet nuk mund të ketë antarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Qeveria e regresit, politizimit, dështimit dhe paaftësisë. E thotë Bashkimi Evropian! Institucionet e Republikës së Kosovës pranuan vlerësimin e Bashkimit Evropian. Kjo qeveri e fjalëve të mëdha, është vlerësuar për dështime të mëdha. Nga një analizë fillestare në kuadër të Aleancës, e përmbajtjes së këtij vlerësimi, por edhe e aspektit kualitativ dhe të formulimit, tregon se ky raport përdorë termin ‘Progres’ rreth 205, me këto kualifikime: 32 herë theksohet se ka mungesë progresi; 49 herë theksohet se ka progres të mangët; 59 herë theksohet se ka njëfarë progresi; 42 herë theksohet se është bërë progres; 15 herë në aspekte tjera; Dhe, vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika