Tahiri: Kryeministri Kurti nuk guxon të sillet si monark

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimet e grupit të tij në lidhje me dy çështje kryesore. Së pari, ata kërkojnë raportimin e kryeministrit Kurti para Kuvendit në lidhje me zhvillimet në dialogun me Serbinë në Bruksel dhe së dyti, ata janë të shqetësuar për jetën e qytetarëve në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, bëri të ditur se ata, si Grup parlamentar, i preukopojnë dy çështje të cilat kanë të bëjnë me raportimin dhe llogaridhënien e kryeministrit Kurti në Kuvend dhe jetën e qytetarëve në Kosovë.

“Si Grup parlamentar e shohim tepër të rëndësishme raportimin e kryeministrit Kurti para Kuvendit, për atë që ka ndodhur në Bruksel. Është e papranueshme një sjellje si me qenë monark ky kryeministër, ne jetojmë në demokraci parlamentare e jo në mbretëri, andaj ky raportim është i domosdoshëm për transparence e për të dhënë llogari në Kuvend”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka theksuar se është “padyshim e pafalshme në qoftë se veprimet dhe qasja e cila ka qenë në Bruksel, ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës”.

Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se ata i kanë disa, të cilat kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve në Kosovë, respektivisht për mirëqenien sociale, zhvillimin ekonomik e pagat dinjitoze.

“Ligji për pagën minimale është në Kushtetuese, paga minimale në sektorin privat është 170 euro, koeficienti është 105 euro, pra 85 mijë familje në sektorin publik dhe mbi 200 mijë në sektorin privat po kanë problem me lidhë vitin me vit dhe nuk ka asnjë diskutim rreth kësaj teme”, vijon ai.

“Albin Kurti që dy vjet e gjysmë si kryeministër është duke e mbajtur një popull e një komb peng duke u marrë me dialog e duke mos u marrë me të gjitha temat problematike tjera që janë”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika