Tahiri: Kurti e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë.

“Dokumenti është shumë i rrezikshëm, me elemente që ka realisht e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë është shprehur se Asociacioni duhet të bëhet, por vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes.

Lexo dhe: Tahiri: Pranimi i draf-statutit të Asociacionit është obligim ndërkombëtar

“E kemi obligim, por të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes që Kurti me vetëmenaxhim, kombinim me Asociacionin e bëri Republikën Srpska të Kurti, që është niveli i tretë i qeverisjes. Pra, të gjithë e kemi obligim, por në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë tutje Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika