Tahiri: Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa pasur guxim të thotë se çfarë përmban

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti “e pranoi planin franko-gjerman, pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban”

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së

“E pranoi planin franko-gjerman, pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre, pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën”.

Kështu i ka reaguar, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti, pas takimit me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së, gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tahiri ka ironizuar edhe me kushtet e Kurtit që i kishte përmendur para katër ditësh në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me formimin e Asociacionit.

“…katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do të mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika