Tahiri – Kurtit: Lëri rimat me filtera e bojlera, po përfundoje ndonjë projekt se të shkojë mandati 4-vjeçar me rima

Drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i është drejtuar Kurtit, duke i thënë se i “shkoi mandati me rima”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke shkruar se mandati 4-vjeçar i shkoi me rima.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri është shprehur se 17 shkurtit, ndër të tjera, i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë dhe, sipas tij, themelimi i Ushtrisë.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime të tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera, po përfundo naj projekt a ndonjë rrugë se të shkojë mandati 4-vjeçar me rima,” shkruan Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika