Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se brenda katër viteve janë hapur mbi 87 mijë vende pune

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se brenda katër viteve janë hapur mbi 87 mijë vende pune.

Tahiri ka thënë se 87 mijë është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën.

“Lejë përrallat kryeministër. Stop abuzimit me shifra imagjinare”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

“Vende të reja pune, jo se jo, por ajo çfarë mund të kuptojmë nga kjo deklaratë e kryeministrit është që për katër vite, 87 mijë është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën, kuptohet numri më i madh i tyre i moshës së re, fuqi e shkathtë punëmarrëse. Stop abuzimit me shifra imagjinare!”, ka thënë tutje ai.

Gjatë kësaj të shtuneje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për skemën e re të asistencës sociale, ku ka thënë se nuk është e nevojshme që të flitet për situatën me vende të punës në Kosovës, meqë sipas tij, flasin vetë statistikat.

Lexo më shumë: Kurti: Për 4 vjet krijuam mbi 87 mijë vende të reja pune, buxhetin e rritëm për 1 miliard

Kryeministri ka thënë se në katër vitet e fundit, në Kosovë janë krijuar 87 mijë vende të reja pune, apo 26 për qind më shumë sesa kanë qenë në vitin 2019.

Kurti ka thënë se kanë arritur që të sigurojnë për buxhetin e Kosovës 1 miliard euro më shumë përgjatë tri vjetëve qeverisje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika