Tahiri-Kurtit: Raporti i Progresit e dha diagnozën për politikën e juaj, vlerësoi se jeni qeveri e regresit

"Kryeministër, ky raport ia ka dhënë një diagnozë politikës suaj. Ka thënë se kjo Qeveri është qeveri e regresit për integrime evropiane”, ka deklaruar shefi i GP-së të AAK-së, Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 15 shtator 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vlerësimi që BE-ja i ka dhënë Qeverisë Kurti në Raportin e fundit të Progresit është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë.

“Është vlerësimi më i dobët e më i rreptë që ndonjë qeveri e ka marrë ndonjëherë. Kjo, pasi Kurti pati fjalë të mëdha për integrimin evropian, e në atë kohë pati vendosur Besnik Bislimi. E unë në atë kohë i pata thënë, kujdes kryeministër se i ke jep shumë punë Bislimit. Nuk mundesh me qenë edhe zëvendëskryeministër edhe për integrim evropian, pasi dihet se ka shumë punë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, prej fillimit ky proces është nisur gabim.

“Kryeministër, ky raport ia ka dhënë një diagnozë politikës suaj. Ka thënë se kjo Qeveri është qeveri e regresit për integrime evropiane”, ka vijuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika