Tahiri: Ligji për Zyrtarët Publik s’duhet të kalojë, i bëhet dëm i madh Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancën e radhës e cila do të mbahet më 26 shtator, do të votohet Projektligji për Zyrtarët Publik, ku sipas tij, qeveria nuk po heq dorë pavarësisht komenteve të BE-së që ky projektligj të mos kaloj në këtë mënyrë.

Ai ka thënë se me këtë Projektligj, Qeveria po synon ta kap administratën shtetërore dhe si i tillë ky projektligj nuk duhet të kaloj.

“Në rend dite është votimi për ndryshimin dhe plotësim për Ligjin për Zyrtarët Publik. Edhe përkundër faktit që ka pasur një koment nga BE, nga Komisioni i Venecias vazhdon kjo qeveri që përmes këtij ligji ta kap administratën e Kosovës. Kjo qeveri vazhdojnë të kenë një numër të madh të U.D. Ky ligj po ashtu synon që të gjithë nivelin e mesëm ta partizoj. Ky ligj duhet të bie dhe nuk duhet që të kaloj sepse i bëhet një dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai, transmeton EO.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika