Tahiri: Macron dhe Scholz duhet t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz, që t'i thonë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ta pranojë Kosovën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz, duhet t’i thonë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që ta pranojë Kosovën.

Tahiri ka thënë se duhet të ndiqen shembujt botërorë, të cilët, sipas saj, kanë sjellë paqe.

Në këtë rast, ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mori shembullin kur Franca ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën.

“Mendoj që Macron dhe Scholz duhet t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën me shembujt e tyre se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajesinë nga lufta me Francën. Këta janë shembuj botërorë qe kanë sjellë paqe”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, kryeministri Kurti është duke qëndruar në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Gjatë ditës së sotme, i pari i ekzekutivit ka renditur takimet që i ka zhvilluar atje deri më tani.

Kurti rendit takimet që i zhvilloi në Mynih: Na presin edhe takime të tjera të rëndësishme

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika