Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiti ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet këtë të diel, më 2 prill, në orën 14:00.
“Thirrja për të fituar drejtësia tani është si dikur thirrja që të fitohej liria”, ka thënë Tahiri.
“Prandaj përkrahja për vlerën e lirisë që sot po mbrohet në Gjykatën Speciale është mbrojtje e historisë sonë të pastër e të lavdishme”, ka thënë tutje ai.
Tahiri ka shtuar se janë të bindur se do të fitojë drejtësia dhe krerët e UÇK-së ‘t’i kthehen familjes, shoqërisë e atdheut të tyre’
