Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që janë ngritur pas zgjedhjes së Donald Trump-it si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka theksuar se çdo përpjekje për shkëmbimin e territoreve ose ndarjen e veriut të Kosovës është e dështuar dhe do të mposhtet përsëri, ashtu siç ndodhi më parë.
Në një postim në Facebook, Tahiri pas këtyre spekulimeve ka theksuar se “themeluesit e shtetit janë ende gjallë”.
“Po e shoh se me ardhjen e Trump-it kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e Veriut. Ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha,” ka shkruar Tahiri.