Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, me ironi ka folur për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Ramadanin, për komentet e tij në Kuvend mbi rolin e partive opozitare në lidhje me Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Nga foltorja e Kuvendit, Ramadani më herët akuzoi PDK-në dhe LDK-në se kanë për synim “ri-kapjen” e RTK-së, duke thënë se VV-ja e ka “ç’kapur” këtë institucion prej tyre.
Ramadani akuzon opozitën, VV-ja lëshon sallën: Ne po shkojmë, ju vajtoni pse nuk e keni kapur RTK-në
Sipas Tahirit, Ramadani është një “margaritar” i mendësisë që udhëheq Kosovën.
“Me mund ia kisha shtu edhe 10 minuta me fol. Këtë margaritarë s’duhet me heq prej foltores. Është përfaqësuesi më i mirë me i denjë i kësaj mendësie që udhëheq Kosovën. Gjithë ditën duhet më lënë më foltore me pa qytetarët se çfarë mendësie na udhëheq”, ka thënë Tahiri.