Tahiri: Me projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, lëshimin e lejes së sigurisë nuk do ta bëjë AKI-ja, por një zyrë që po e themelon Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar duke thënë se projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, lëshimin e lejes së sigurisë, është tendencë mentaliteti frikësues e shantazhues që Albin Kurti po përpiqet ta instalojë në Kosovë.

“Me projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, lëshimin e lejes së sigurisë nuk do ta bëjë AKI-ja, por një zyrë që po e themelon Albin Kurti”, ka shkruar Tahiri.

“Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila, si një organ i pavarur që vepron mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit, aktualisht është autoriteti i vetëm për të lëshuar leje të sigurisë për qasje në informacione dhe dokumente të klasifikuara”, ka theksuar ai.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të shefit të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri.

Me projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, lëshimin e lejes së sigurisë nuk do ta bëjë AKI-ja, por një zyre që po e themelon Albin Kurti.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila, si një organ i pavarur që vepron mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit, aktualisht është autoriteti i vetëm për të lëshuar leje të sigurisë për qasje në informacione dhe dokumente të klasifikuara.

Kjo përgjegjësi dhe kompetencë që i takon AKI-së si Autoritet Verifikues, sot po përpiqet të grabitet nga pushteti i Albin Kurtit, i cili me projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, dëshiron ta themelojë një institucion brenda Zyrës së Kryeministrit që do të jetë përgjegjës për vlerësimin dhe pajisjen me leje të sigurisë.

Me këtë akt, garancitë ligjore për të pasur verifikim të drejtë e legjitim për leje të sigurisë për qasje në informacione të klasifikuara, kalojnë nga një organ i pavarur si AKI-ja, në një organ që menaxhohet nga zyra e kryeministrit, duke shënuar kështu përpjekjen më flagrante për të shembur traditën institucionale në kurriz të sigurisë sonë kombëtare e shtetërore.

Kjo mësymje për të vënë duart në një mekanizëm jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë,  ngjason me pushtetet autoritare ku pushtetarët e jo ligji, vendosin se kush është i denjë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara, duke shënuar kështu preludin e një mentaliteti frikësues e shantazhues që Albin Kurti po përpiqet ta instalojë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika