Tahiri: Mjekët dhe profesorët nuk duhet të përfshihen në listën e deklarimit të pasurisë

Opozita ka kërkuar që të largohen profesorët dhe mjekët nga lista e deklarimit të pasurisë, e për këtë nuk është pajtuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se të kritikosh një çështje e të mos ndërmarrësh asnjë veprim është hipokrizi

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar që mjekët dhe profesorët të largohen nga listat e deklarimit të pasurisë.

Ai nuk është pajtuar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se profesorët dhe mjekët duhet të largohen nga lista e deklarimit të pasurisë publike, ngase nuk kanë të bëjnë me menaxhimin e parasë publike.

“Profesorët janë të përfshirë në këtë projektligj për ta deklaruar pasurinë, për të cilën ne jemi kundër se nuk menaxhojnë paranë publike…e njëjta vlen edhe për mjekët”, ka thënë Tahiri.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në rast se arrihet dakordimi i largimit të dy kategorive nga lista e deklarimit të pasurisë “atëherë mirë, nëse jo vazhdoni”.

Ndërsa Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, ka thënë se këto janë profesione të ndjeshme, prandaj duhet të adresohet deklarimi i tyre.

Albulena Haxhiu, ministrja e drejtësisë

“Ky është qëndrimi i Qeverisë. Kur keni probleme të tilla, duhet të bëni amendamente”, ka thënë Haxhiu drejtuar Tahirit.

Sipas Haxhiut, të kritikosh një çështje e të mos ndërmarrësh asnjë veprim është hipokrizi.

“I nderuar unë nuk mund t’ju marr seriozisht, përderisa sa keni qenë ministër në studio televizive deklaronit se është e arritur që i keni përfshirë mjekët dhe profesorët, ndërsa tash në opozitë e kundërshtoni, nuk mund të të marr seriozisht, më fal”, i është drejtuar Haxhiu-Tahirit.

Deputetja Time Kadrijaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), ka thënë se përfshirja e mjekëve dhe profesorëve në listën e deklarimit të pasurisë është e padrejtë.

Time Kadrijaj, AAK

“I kemi lënë mjekët me një pagë të padinjitetshme sepse s’kemi as ligj të pagave”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Kujtim Shala nga radhët e LDK-së, ka thënë se ky debat është i kotë, sepse sipas tij, të gjithë deputetët janë kundër.

Kujtim Shala, LDK

Po ashtu, edhe deputeti Bekim Haxhiu, nga radhët e PDK-së, ka thënë se mjekët po detyrohen të largohen nga vendi.

Bekim Haxhiu, PDK

Sipas tij, Qeveria po i ngarkon edhe më shumë mjekët, duke i futur në listë të deklarimit, e të merren me çështje administrative.

Haxhiu ka thënë se duhet të ketë rritje të pagave, e jo të shtohen vështirësitë për këto kategori të ndjeshme.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika