Tahiri: Ndalja e pagave për grevistët është hakmarrje politike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, që për shkak të hakmarrjes nuk po i proceson pagat për grevistët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur hakmarrje politike, mosprocesimin e pagave për sindikalistët të cilët ishin pjesë e grevës.

Kërkesat e sindikatave, Tahiri i ka cilësuar si legjitime, teksa e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se ka bërë presion politik vazhdimisht.

“Presioni politik jo vetëm pesë javë, ka filluar nga dita e parë, vazhdon me ndalimin e pagave, këtë çështje do ta trajtojmë në interpelancë, është hakmarrje politike ndaj një kërkese që buron nga një organizim sindikal”, ka thënë ai.

Tahiri bëri të ditur se, në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, një nga pikat e diskutimit është interpelanca ndaj Hekuran Muratit.

“Pika e parë ka të bëjë me interpelancën për Hekuran Muratin, që ndërlidhjet me vendimin arbirtrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe po ashtu në ndërhyrjen në autonominë e komunave”, ka thënë ai.

Po ashtu, në seancën e Kuvendit pritet të diskutohet për ligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, për zyrtarët publikë.

“Ligji i miratuar në qeveri për zyrtarë publikë, kemi një ndërhyrje flagrante që asnjëherë nuk ka ndodhur, ndërhyrje drejtpërdrejt në stafin dhe shërbimin civil, përmes cenimit të kontratave të tyre, dhe përcaktimin e afateve që bie ndesh për punët që kemi bërë”, ka thënë ai.

Në fund, Tahiri është shprehur se duhet të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën, dhe po ashtu, duhet të punohet për çështjen e njohjes nga pesë vendet mosnjohëse.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika