Tahiri: Ndoshta zgjedhjet do të ishin ‘zgjidhje’ për vendin

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në lidhje me situatën aktuale në vend, ka thënë se është shumë shqetësuese që një vendim puro teknik për targat, të kthehet në problem të sigurisë në vend. Ndërsa, për dorëheqjen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, ka thënë se do të krijohet një vakuum kushtetues teksa ka shtuar se "Ndoshta zgjedhjet, do të ishin 'zgjidhje' për vendin"

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në lidhje me dorëheqjen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, ka thënë se tashmë do të jetë një situatë ku do të ketë “vakuum kushtetues”.

Këtë, ai e ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Është shumë problem, KQZ duhet të trajtojë në listë njerëz të tjerë, do të kemi vakuum kushtetues, ajo që po shohim, cështja është ndërlikuar shumë”, gjersa ka shtuar se  ndoshta zgjedhjet, do të ishin zgjidhje për vendin.

Ndërsa, për situatën aktuale në vend, ka thënë se është shumë shqetësuese që një vendim puro teknik për targat, të kthehet në problem të sigurisë në vend.

“Targat puro teknik të kthehet në problem të sigurisë në vend, në një situatë ku jemi mbrapa” ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqjet.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më herët, Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Portali Dukagjini, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Po ashtu, pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të dielën, të hënën e 7 nëntorit, kanë filluar t’i dorëzojnë armët në nënstacionin policor të Zveçanit.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës, për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës: 10 deputetë të Listës Serbe dorëzuan dorëheqje të parevokueshme





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika