Tahiri: Në 100 ditëshin e këtij viti, askujt në Qeveri s’mund t’i thuash “puna e mbarë”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar punën e Qeverisë, teksa ka thënë se “sot është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë'”.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka përmendur pagën minimale dhe Ligjin e Pagave, për të cilin, ka thënë se ende nuk dihet fati i tij.

“Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, por që nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe më 23 mars, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një intervistë për Debat Plus, ka bërë një krahasim tejet interesant për kryeministrin Albin Kurti.

Abdixhiku tha se vetëm Kurtit dhe Vali Corleones nuk iu ka thënë askush “puna e mbarë”, për shkak se sipas tij, nuk kanë punuar asnjëherë.

Për Kurtin, ai tha se nuk di ta menaxhojë asnjë projekt të vetëm.

“Dy njerëz në Kosovë që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vet nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk di ta menaxhojë një projekt të vetëm”, kishte thënë ai.

Abdixhiku e krahason Kurtin me Vali Corleone: Veç këtyre dyve s’iu ka thënë askush “puna e mbarë”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika