Tahiri në Paris për raportin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Nevojiten 27 vota për miratim

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është nisur drejt Parisit ku më 27 mars në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është nisur drejt Parisit.

Më 27 mars në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, Tahiri ka njoftuar se si anëtar në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim në kuadër të Këshillit të Evropës do të diskutojnë çështje tematike të Komitetit por edhe do të kam takime rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill.

Kështu njoftoi ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa shtoi se këtë javë janë dy momente me rëndësi, derisa ka theksuar se për t’u votuar raporti duhen votat e 27 deputetëve.

“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dergohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, tha ai.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika