Xhafer Tahiri, anëtari i LDK-së, në një konferencë për media, ka thënë se në Kosovë nuk ka progres në sektorin e shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë dhe sigurisë, duke u bazuar në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Tahiri tha se në asnjë fushë të vlerësimit për Kosovën, Komisioni Evropian nuk ka konstatuar një progres të mirë ose shumë të mirë.
“Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, 24 herë përsëritet fjala “nuk ka progres’, 32 herë përmendet se në sektor të ndryshëm Kosova është në fazë të hershme të saj, zero herë konstatohet ‘Progres i mirë’ dhe zero herë konstatohet ‘Progres shumë i mirë’”, tha tutje, Xhafer Tahiri.
Tahiri ka theksuar se në këtë raport vërehet mungesë progresi në shëndetësi, dhe se po i njëjti raport, konstaton në mënyrë kritike se buxheti i shëndetësisë për vitin 2022 është zvogëluar për 14.6 për qind.
“Raporti konfirmon dështimin në reformën legjislative sepse Qeveria dhe pse ka shumicë në Kuvend, ajo dështon të bëjë korum”, shtoi deputeti i LDK-së.
Mes tjerash, Tahiri shtoi se ky progres ka rikonfirmuar prapë qasjen pozitive të LDK-së, sepse opozita ka mbeshtetur legjislacionin kyç, lidhur me integrimet evropiane, duke i mbeshtetur me votë në Kuvendin e Republikes se Kosovës, marrëveshjet ndërkombëtare.