Tahiri: Në seancë marrim pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi, vendi të shkojë në zgjedhje

"Kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje, të bëhet një qeveri kredibile që përfaqëson interesat e qytetarëve, që vendos raporte të dinjitetshme me BE-në dhe ShBA-në", kështu ka deklaruar shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

Tahiri ka bërë të ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar në mungesë të kuorumit dhe i mbetet kryetarit që ta thërrasë vetë seancën.

“Kërkuam që ditën e premte si pikë e parë të kemi një diskutim mbi ato që kemi dëgjuar për bisedat në mes të Kusari-Lilës dhe Savko Simiq, të kuptojmë ku shkon angazhimi i një personi që ndjeket nga drejtësia i cili është në listën e zezë të ShBA-së. Një kërkesë e tillë është refuzuar nga mazhoranca, nuk pati kuorum për vendimmarrje, i bie që kryetari pa konsensus ta ftojë seancën e radhës”, ka thënë Tahiri.

Përderisa Tahiri ka kërkuar nga ai që të gjitha ftesat t’i bëjnë në bazë të Kushtetues e rregullore duke shtuar se seancën e para dyjavësh e kanë dërguar në Kushtetuese për këtë çështje.

“Kjo bllokadë do të vazhdojë deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi. Ne u kemi dhënë mbështetje të gjitha ligjeve që kanë qenë jetike për qytetarët e Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare. Ju e shihni që ka ikje masive nga Kosova, prandaj ne si GP marrim pjesë atëherë kur do të shpërbëhet Kuvendi, sepse kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë as edhe një ditë të vetme”, ka vijuar Tahiri.

Sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përkohshme.

“Kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje, të bëhet një qeveri kredibile që përfaqëson interesat e qytetarëve, që vendos raporte të dinjitetshme me BE-në dhe ShBA-në, nuk mund ta nxjerrin vendin prej sanksioneve. Është detyrë e jona si deputetë të opozitës të punojmë që ta dërgojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Vendi të shkojë në zgjedhje të përkohshme”, ka theksuar Tahiri.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se dy seanca do të mbahen këtë javë.

Njëra do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara e cila do të mbahet të enjten e 27 korrikut duke filluar nga ora 11:00, ndërsa tjetra do të jetë seancë e re e do të mbahet të premten e 28 korrikut duke filluar nga ora 10:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika