Tahiri: Nëse nuk ekzekutohen pagat brenda pesë ditëve, do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj Muratit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas fillimit të mësimit, ka thënë se nëse Qeveria nuk i ekzekuton pagat për mësimdhësit brenda pesë ditëve, do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri





Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se mësimi në Kosovë filloi në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Sepse nxënësit, mësimdhënësit janë të demotivuar nga mazhoranca. Mësimi do të duhej të fillonte me një marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Abelard Tahiri tha se nuk duhet të cenohet komuniteti i mësimdhënësve, sepse puna e tyre sipas tij, është e pashembullt. Ai ka shtuar se do të presin brenda afatit pesëditor që të ekzekutohen pagat.

“Nëse nuk ekzekutohen pagat brenda këtyre ditëve, do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Sipas Tahirit, ministri Murati është i papërgjegjshëm dhe nuk funksionon mbi bazën ligjore që do të duhej të funksiononte, por mbi teket e veta.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika