Tahiri: Nëse vazhdon ndërhyrja në pushtet të pavarur, do të vazhdojë edhe saga e shkeljeve kushtetuese

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka përmendur një çështje tjetër që nuk lidhej me raportimin dyvjeçar të Qeverisë së Kosovës para deputetëve.

Ai ka thënë se vendimi i ministrit të Financave Hekuran Murati për ndalje të të hyrave vetanake nuk ka bazë.

Sipas tij, nëse vazhdon ndërhyrja në pushtet të pavarur kushtetues, do të vazhdojë edhe saga e shkeljeve kushtetuese.

“A e din kryeministri, zëvendëskryeministri se kjo është e padrejtë, antikushtetuese, ndërhyrje e drejtpërdrejtë, shfrytëzimi i të hyrave vetanake, e keni letrën prej Asociacionit të Komunave të Kosovës, a mund të tregoni se mbi çfarë baze ndalen të hyrat vetanake”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika