Tahiri: Nuk lejohet që kjo qeveri të vazhdojë me korrupsion, të shkojë në shtëpi

"Ne do të angazhohemi që kjo legjilstaurë të përfundojë sa më shpejt, të shkojë në shtëpi. Nuk lejohet që kjo legjislaturë të vazhdojë me korrupsion e me narko-trafikantë”, ka deklaruar shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën e së enjtes ka hedhur akuza drejt Qeverisë, duke thënë se për tri vjet është karakterizuar me keqqeverisje dhe korrupsion galopant.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi sa më shpejt.

“Për këto tre vjet kemi pasur qeverisje anemike. Nuk arritëm të shënonim asnjëherë momente suksesi e progresi të qeverisjes në vend. Ne jemi kundërshtarë politikë, por ja duam suksesin vendin tonë dhe do të kishim dashur të kishim pasur sukses në ekonomi, arsim, shëndetësi. Por, asnjëra nga këto tema nuk kanë zënë vend në diskutimet tona në këtë legjislaturë. Na është imponuar të flasim e të debatojmë të asaj që ka dalë në shesh si produkt i kësaj qeverisje. Në këto tri vite, produkt i Qeverisë Kurti kanë qenë keqqeverisja dhe korrupsioni galopant në KEK me kontrata njëburimore, me kontrata të nënshkruara nga zyrtari i VV-së, Nagip Krasniqi, që tashmë është në burg”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se kjo qeveri për tri vjet është shoqëruar vetëm me skandale.

“Produkt i qeverisjes tuaj ka qenë ambasadori Martin Berishaj, shpëlarësi i parave të pista të mafies serbe, i papenguar dhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë përkrahje nga kryeministri dhe presidentja. Produkt është edhe Faruk Mujku, zyrtari i VV-së i arrestuar për korrupsion dhe iu gjetën 60 mijë euro cash në shtëpi, ndërsa kishte deklaruar vetëm 500 euro në AKK. Është vjedhja e rezervave shtetërore përmes mikut tuaj Ridvan Muharremi. Vidhet në vaj, në grurë, në sheqer. Lidhjet me Radojçiqin. Ikja masive e të rinjve tanë, kjo është arsyeja pse Qeveria Kurti nuk guxon të nisë regjistrimin e popullsisë. Produkt i qeverisjes tuaj është Besnik Mujeci, një narkotrafikant që u kap me drogë me vlerë 500 mijë e që nuk po lejoni që t’i bastisen pronat. Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është produkt i kësaj qeverie”, ka vijuar ai.

Tutje, ai ka paralajmëruar se PDK-ja nuk do ta mbështesë mazhorancën në votime e në asnjë marrëveshje ndërkombëtare, duke theksuar se “Ne do të angazhohemi që kjo legjilstaurë të përfundojë sa më shpejt, të shkojë në shtëpi. Nuk lejohet që kjo legjislaturë të vazhdojë me korrupsion e me narko-trafikantë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika