Tahiri pasi Kurti e pranoi Asociacionin: Erdha, dështova, mashtrova, pranova

“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar Tahiri në Facebook

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (ilustrim)

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të mërkurën pranoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

“Erdha, dështova, mashtrova, pranova”, kjo i atribuohet Kurtit pas pranimit të Asociacionit, sipas Tahirit.

“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kurti gjatë të mërkurës mbrëma, në RTK, ka thënë se bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, të arritur të shtunën e kaluar, në nenin 10 gjendet edhe Asociacioni.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë prej 2 korrikut 2011 deri më 25 gusht 2015″, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika